Meteorologja Rezarta Xhakollari bën me dije se Europa Juglindore po vazhdon të ndikohet nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në detin Jon e cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës se muajit Qershor.
Ditën e sotme moti do të mbetet i paqendrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu në mesditë dhe gjatë pasdites me intensitet më të lartë në zonën lindore të shoqëruara dhe me rrebeshe.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 10/18°C
Zonat e ulëta 16/24°C
Zonat bregdetare 16/25°C
E Mërkurë 26 Qershor 2018
E Enjte 28 Qershor 2018
Ditën e enjte, vendi ynë do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, ndërsa mesdita do të karakterizohet me vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/20°C
Zonat e ulëta 16/26°C
Zonat bregdetare 17/26°C.
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...