Google ADS

Asensio: Ka interesim nga Liverpooli, por jam i përqendruar në Kupën e Botës

10:15 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, e ka pranuar se ekziston interesimin nga Liverpooli për shërbimet e tij, por insistoi se nuk është i përqendruar në thashetheme.

Liverpooli, që e humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit sezonin që lamë pas, ka shprehur dëshiron e madhe për ta pasur në radhët e veta ish-pjesëtarin e Mallorcas.

Megjithatë, Asensio nuk dëshiron të diskutojë për spekulimet e transferimeve sepse synon ta ngrejë trofeun e Kupës së Botës me vendin e vet, Spanjën.

“Ka interesim nga Liverpooli, por ka kaluar ai interesim dhe unë jam i fokusuar në Kupën e Botës”, ka thënë Asensio.

“Kur të mbarojë [Botërori], do të flitet për këtë por tani, kokën e kam në Rusi”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme