Google ADS

SHBA-ja e brengosur për shkak të protestave në Maqedoni dhe Greqi pas marrëveshjes për emrin

10:17 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

ShBA-të do ta zmadhojnë angazhimin ndaj Ballkanit Perëndimor, theksoi ndihmës Sekretari Shtetëror Wess Mitchell në Senat.

Përkrahim liderë me vizion, siç janë Zoran Zaev në Maqedoni dhe Alxis Tsipras në Greqi të cilët arritën marrëveshje historike për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi Mitchell duke shprehur shqetësim për protestat në Maqedoni dhe Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i shqetësuar nga protestat dhe intervenimin e mundshëm rus. Diçka të ngjashme pamë në Malin e Zi. Përfaqësuesit rus drejtonin kërcënime dhe sipas meje ka gjasa që rusët të intervenojnë. Punojmë në përforcimin e institucioneve të Maqedonisë. Presim procedurat që marrëveshja të zbatohet edhe në Maqedoni edhe në Greqi. Pastaj në NATO do t’i bëjmë ftesë për anëtarësim Maqedonisë Veriore në kohën e Samitit në muajin korrik”, theksoi Mitchell para Samitit të NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme