Google ADS

Osmani: A po kërkon BE-ja ta ndryshoj Kushtetutën e Kosovës?

09:38 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë kthim prapa sa i përket çështjes së formimit të Asociacionit në Kosovë.

Osmani ka shkruar në Facebook se në maj të vitit të kaluar përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini kishte deklaruar se “Asociacioni do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese” ndërkohë që në vitin 2018 Këshilli i BE-së deklaron se “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të vitit 2013, përcjell arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e saj:

A PO KËRKON BASHKIMI EVROPIAN TA NDRYSHOJMË KUSHTETUTËN E KOSOVËS?

Më 6 maj 2016, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’

Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, në konkluzionet për Kosovën deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013.’

A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj.Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese. Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme