Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka publikuar një fotografi nga vizita e saj e për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka përkrahur për kampanjën “Bëhu zëri im”, duke kujtuar takimin me aktivistet e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.
Përmes një postim në Instagram, Rita ka treguar se është prekur mjaft shumë nga historitë që ka dëgjuar nga gratë.
“Kam takuar aktivistet e mrekullueshme nga QKRMT të cilat kanë përkrahur të mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, jam prekur shumë nga historitë e tyre”, ka shkruar Rita që bën thirrje për mbështetje të kampanjës “Bëhu zëri im.
“Jam krenare ta mbështes kampanjë #bëhuzëriim që lufton diskriminim me të cilin ato përballën, shpresoj që do ta bëni edhe ju të njëjtën gjë”, ka shkruar Rita Ora në një fotografi të publikuar në Instagram.
Kampanja “Zërim im” është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndërsa organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima