Google ADS

Rita Ora kërkon mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

09:06 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Rita Ora po vazhdon fuqishëm të mbështet vendlindjen e saj, Kosovën.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë herë ka ndarë me fansat e saj në postim në InstaStory ku ka kërkuar që të mbështes viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Kam takuar aktiviste të mrekullueshme nga QKRMT që kanë mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. U preka shumë kur dëgjova historitë e tyre. Jam shumë krenare që po mbështes fushatën “bëhu zëri im” duke luftuar diskriminimin me të cilën ato përballen dhe besoj që edhe ti mundesh që të ndihmosh”, ka shkruar Rita Ora në postim.

Kampanja ‘Zëri im’ përkrah të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ndryshe, Rita gjatë vizitës në Kosovë ishte shpallur ambasadore nderi e shtetit të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme