Pak orë pasi u bë publik vendimi i ministrave të Jashtëm të Evropës për shtyrjen e negociatave në qershor të vitit 2019 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagon sërish Edi Rama.
Ai publikon një video të Këshillit Evropian duke shkruar se kjo është kartolina e përgëzimit për shqiptarët.
Ndër të tjera ai akuzon opozitën se hodhën gurë kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar.
“MIRËMËNGJES
Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë!
Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./Express
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend