Moti sot si të ishte vjeshtë

07:52 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-13m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme