Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të dëbojnë emigrantë që nuk kanë dokumente, në mesin e tyre edhe shqiptarë.
Njëri ndër ta është edhe Sokol Vokshi, i cili është dëbuar pas 24 vjetësh në SHBA, shkruan “Daily Mail”.
Ai punonte si kamerier, derisa është kapur nga agjentët e emigracionit, dhe është mbajtur dy ditë në burg. Më pas e kanë dërguar drejt Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Sokoli është shprehur se nuk kishte mundësi të vizitonte as familjen e tij. Ai ishte shumë i dashur në lokalin ku punonte dhe të gjithë e donin.
Jimmy Trahanas, pronar i restorantit të “Arte Reef në Rockville Centre”, është shprehur i befasuar me vendimin, madje, nuk kishte aspak informacione.
Amerikanët kanë ngritur një fond në mënyrë që të mbulohen shpenzimet ligjore të Vokshit, babait të dy vajzave të mitura. Deri më tani janë grumbulluar më shumë se 11 600 dollarë nga 168 njerëz të ndryshëm që kanë kontribuar.
Kur gjyqtarët e imigracionit i mohuan kërkesën e tij për të jetuar në SHBA në vitin 1997 dhe e kërkuan që të largohej, ai apeloi vendimin. Ai filloi të punojë, u martua dhe kishte fëmijë në SHBA.
Ai është kthyer në Shqipëri, derisa nuk po mund të gjej punë. Ai tha se nëse nuk mund të marrë një vizë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, gruaja e tij dhe vajza e lindur në Amerikë do t’i bashkohen atij në Shqipëri. “Nuk mund të ndahemi. Ëndrra jonë amerikane po shndërrohet në një makth”, tha Vokshi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...