Drita ka mësuar rivalin e ardhshëm në garat evropiane.
Pas fitores 2 me 0 të siguruar pasditen e sotme (e martë) kundër Santa Colombas, kampioni i Kosovës ka mësuar rivalin e ardhshëm në garat preliminare të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Drita shkroi historinë me fitoren kundër klubit nga Andorra duke u bërë skuadra e parë kosovare që ka regjistruar fitore në garat ndërkombëtare.
Me golat nga Xhevdet Shabani dhe Fidan Gerbeshi në minutat shtesë të takimit që u zhvillua në stadiumin “Victoria” të Gjilbraltarit, Drita vazhdoi aventurën e tyre.Lincoln Reds nga Gjilbraltari është rivali i ardhshëm në finalen e para-eliminatorëve për klubin gjilanas.
Lincoln Reds mposhti La Fioritan e San Marinos në ndeshjen e zhvilluar sot./arbresh.info/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...