Basha: Hapja e negociatave u shty, krimi dhe korrupsioni po na mbajnë peng

22:46 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se “hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit”.

“Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do të jetë refuzues si sot”.
“Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, tha kreu i PD-së./ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme