Google ADS

Amerika vendi i vetëm perëndimor i pasigurtë për gratë

22:02 | 26 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Indi vazhdon të mbetet një ndër vendet më të pasigurta për gratë.

Në rënditjen e Indisë si vendi më i keq për gratë ka ndikuar rreziku i lartë i dhunës seksuale dhe puna si skllave e grave, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info

Fondacioni Thomson Reuters lëshoi rezultatet e tij të martën të një sondazhi prej 550 ekspertësh për çështjet e grave, duke gjetur se India është vendi më i rrezikshëm për dhunën seksuale ndaj grave, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore për punë shtëpiake, punën e detyruar, martesën e detyruar dhe skllavërinë seksuale, ndër të tjera.

India gjithashti mban këtë rënditje për shkak të traditave të rrezikshme mbi gratë, duke cituar sulmet me acid, gjymtimin gjenital të grave, martesën e fëmijëve dhe abuzimin fizik.

Para shtatë vitesh, India mbante vendin e shtatë për rrezikshmërinë për gratë.

Nëntë nga 10 vendet në listë ishin nga Azia, Lindja e Mesme apo Afrika.

Në vendin e 10-të është Amerika, i vetmi vend perëndimor i renditur në këtë listë.  Fondacioni tha se kjo ishte e lidhur drejtpërdrejt me lëvizjen #MeToo.

Më poshtë mund të gjeni renditjen e vendeve më të rrezikshme për gratë:

  1. India
  2. Afganistani
  3. Siria
  4. Somalia
  5. Arabia Saudite
  6. Pakistani
  7. Kongo
  8. Jemen
  9. Nigeria
  10. SHBA/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme