Të gjithë duan që të kenë një lidhje të shëndoshë me partnerin e tyre.
Ne ju rekomandojmë 12 këshilla sesi mund të arrini më lehtë tek kjo rrugë.
Gjysmë ore vetmi
Çdo mbrëmje ndani së paku gjysmë ore për bisedë, përqafim ose rrini të shtrirë në qetësi. Nëse obligimet e ditës nuk ua lejojnë një gjë të tillë,një herë në muaj shkoni diku vetëm të dy.
Mos ia zini frymën
I tregoni partnerit sesa keni nevojë për të, por mos e teproni,sepse do të ketë përshtypjen se është zënë në kurth.
Bëjeni t’ju admirojë
Mos prisni komplimente, por thoni diçka të bukur për veten tuaj dhe në mënyrë diskrete kërkoni nga ai që të pajtohet me të. Në fund do të fillojë të vërejë se sa e bukur jeni ose si jeni rregulluar dhe në mënyrë spontane do t’ju japë komplimente.
Tregoni se cfarë ju pëlqen
Kur jeni në shtrat, mos hezitoni ti tregoni se çfarë ju pëlqen. Vështirë se do t’ju kënaqë nëse nuk i ndihmoni.
Lavdërojeni
Edhe meshkujve u pëlqejnë komplimentet, shikimet plot admirim dhe ndonjë buzëqeshje e ëmbël. Ia ofroni këto dhe do ta shihni se si kjo në mënyrë pozitive do të reflektohet në lidhjen tuaj.
Injoroni mangësitë
Femrave shpesh pas një kohe të caktuar fillojnë t’u pengojnë gjëra të imëta te partnerët e tyre të cilat në fillim as që i kishin vërejtur ose madje edhe i kishin tërhequr
Mos e fshihni pakënaqësinë
Pakënaqësia e fshehur e prish secilën lidhje. Për këtë arsye, nëse diçka ju pengon, duhet ta thoni menjëherë. Mos e shtyni bisedën për nesër, sepse në fund do të shpërthejë tërbimi.
Mos e kritikoni
Dënimi dhe kritika nuk janë të nevojshme. Është shumë më mirë që ta lavdëroni kur të ketë bërë diçka mirë.
Zgjojeni pasionin
Mos lejoni që të shuhet jeta juaj seksuale. Sapo ta vëreni se “nuk është më siç ka qenë dikur”, informohuni pse ka ndodhur kjo dhe menjëherë merrni masa që ta gjallëroni sërish pasionin. Duhet ta mundni stresin, lodhjen dhe humorin e keq.
Lëreni vetëm
Duhet ta dini se edhe meshkujt nganjëherë mund të përfshihen nga emocionet e forta. Për fat të mirë, ata shumë më shpejt i kthehen normales. Nëse është i hidhëruar, i pikëlluar ose i brengosur, do t’i mjaftojë gjysmë ore qëndrimi në vetmi për t’u kthyer dhe të jetë sërish ai vjetri.
Një zënkë,pesë puthje
Sipas studimeve më të reja të psikologëve, për fshirjen e një përvoje negative nevojiten pesë pozitive. Për këtë arsye, pas secilës fjalë të vrazhdë i thoni pesë komplimente dhe pas secilës zënkë përqafohuni pesë herë. Kurrë mos shkoni në shtrat pa puthje edhe nëse paraprakisht jeni grindur.
Mos u inatosni
Mësohuni që të negocioni dhe të bëni lëshime. Ndoshta në fëmijëri jeni mësuar që të gjithë t’ua lëshojnë rrugën dhe që çdo gjë të bëhet sipas dëshirës suaj, por në lidhje gjërat nuk funksionojnë ashtu. Negocioni për gjithçka që me të vërtetë e keni për zemër dhe lëshoni pe nganjëherë edhe kur keni të drejtë.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb