Kuvendi me 62 vota “për” sot miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti ku hiqet ndalimi i shitjes të alkoolit pas orës 19:00 e sjellur nga qeverisja e kaluar e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja në vitin 2008.
Qeveria në njërën nga seancat e muajit maj solli vendim që t’i propozojë Kuvendit të Maqedonisë heqjen e ndalimit të shitjes së alkoolit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në Propozim ligjin që do t’i sillet Kuvendit parashohin shitjen e pijeve alkoolike dhe të vazhdimin e shitjes së alkoolit në vendet e licencuara, por para asaj nuk do të kërkohen kushte të tjera në objektin e shitjes për shitjen e pijeve alkoolike, as do të kufizohen objektet e vogla që bëhet shitja e alkoolit, gjegjësisht do të lejohet shitja e alkoolit edhe në kioskat e vogla.
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...