Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se “Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019.
“Është përcaktuar një afat kohor, qershori i vitit 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Edhe në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi është përcaktuar një afat kohor”, deklaroi Bushati në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së martës.
Ministri shtoi se “Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh shumë qartë, gjithashtu edhe Presidenca e BE-së” dhe tanimë, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE, transmeton top channel.
“Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria nga momenti që mori statusin e vendit kandidat është impresionues, por që duhet të thellohet edhe më tej në muajt në vijim”, deklaroi Bushati.
Osmani takon ndihmës sekretaren amerikane, diskutojnë për sh...
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...