Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për krijimin e zonës ekonomike amerikane në Gjakovë.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se mardhënjet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej duke sjellë biznese amerikane në Kosovë.
Sipas Llukës Gjakova shpejtë do të ketë edhe autostradën dhe aeroportin e vet në funksion të qytetarëve dhe bizneseve prodhuese në këtë rajon.
Statusi i plotë:
Super lajm për Gjakovën!
Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që Zonën Ekonomike Amerikane ta vendosë në Gjakovë.
Mardhënjet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej duke sjellur biznese amerikane në Kosovë, të cilat kanë synim prodhimin dhe shërbimin për tregun Evropian me mbi 600 milionë banorë.
Gjakova shpejtë do të ketë edhe autostradën dhe aeroportin e vet në funksion të qytetarëve dhe bizneseve prodhuese në këtë rajon, duke e kompletuar kështu infrastrukturen e nevojshme për një zonë ekonomike të mirëfilltë e cila bëhet atraktive për bizneset amerikane.
Jam i lumtur që isha pjesë e proceseve të para në vitin 2013 për themelimin e zonave ekonomike në vend si Kryesues i Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, ku shpallem Gjakovën Zonë Ekonomike, mirëpo jam edhe më i lumtur që jam pjesë e Qeverisë që po e jetëson idenë e filluar kohë më parë.
Diaspora jonë në Amerikë do të luaj rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e investimeve të para në vend!
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...