Si i përcakton pagat projektligji që pritet të shkojë në Kuvend këtë javë

20:31 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit 2017 kishte marrë vendim për ngritjen e pagave për kabinetin e tij. Ndonëse u cilësua si e jashtëligjshme ky vendim, Kushtetuesja e legjitimoi atë, por edhe Ligji për Paga pritet ta mbështetë.
Ky projektligj përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik si dhe parasheh rregullat për përcaktimin e pagave për punonjësit e ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Sipas këtij projektligji koeficienti bazë është 239 euro. Ku sipas llogaritjeve paga e presidentit arrin vlerën prej 2868 eurove.

Më keq nuk qëndron as Kryeministri i cili ishte iniciator i kësaj rritjeje. Ai do të marrë pagë prej 2390 eurove. Të njëjtën shumë do të deponojnë në bankë edhe Kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që paga e ministrave do të jetë rreth 1800 euro.

E ngritja e pagave për kabinetin qeveritar, gjyqësorin e prokurorinë nuk është e paraparë në buxhetin e Kosovës. E Hekuran Murati, njohës i çështjeve ekonomike thotë se një vendim i tillë duhet të aprovohet në Kuvend.

E për të siguruar një buxhet prej 10 milionë eurove që arrin ngritja e pagave duhet që një kategori tjetër të pësojë ulje.

Deri sa Qeveria po bëhet gati të marrë pagat me ngritje edhe nuk është i sigurt burimi i kësaj shume që pritet t’i shtohet buxhetit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme