Pacolli uron Dritën për fitoren: Drita e Gjilanit sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar

20:08 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Drita ka siguruar fitore në gjysmëfinale në garat preliminare të UEFA Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën Santa Colomba në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.

E me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se Drita nga Gjilani sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar.

Drita e Gjilanit sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar. Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Urime! ”, ka uruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme