Islanda dhe Kroacia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre të fundit në kuadër të grupeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Kjo është koha vendimtare në Grupin D të Kampionatit Botëror dhe Islanda do të përballet kokë me kokë me fituesin e mundshëm të grupit në Rostov, shkruan portali arbresh.info.
Islandezët tronditën të gjithë botën në Kampionatin Evropian duke mposhtur Anglinë në raundin e 1/16-së para se të eliminohen nga Franca në çerekfinale.
Pavarësisht disfatës 2 me 0 kundër Nigerisë që ishte një goditje ndaj shpresave të tyre në Kampionatin Botëror, një rezultat pozitiv dhe befasues kundër Kroacisë mund t’i siguroj atyre vazhdimin tutje. Sidoqoftë, Kroacia, si një superfuqi me dy fitore të siguruara tashmë, do të jetë mjaftë problematike.
Takimi mes skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Islanda: Halldórsson, Saevarsson, Ingason, R.Sigurdsson, Magnússon, Bjarnason, Gunnarsson, Hallfredsson, Gudmundsson, Finnbogason, G.Sigurdsson.
Kroacia: Kalinić, Ćorluka, Jedvaj, Ćaleta-Car, Pivarić, Kovačić, Modrić, Badelj, Perišić, Kramarić, Pjaca.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...