Zaev dhe Kurz i bëjnë thirrje Macronit të mos e bllokojë Maqedoninë

18:14 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë dhe kolegu i tij Sebastian Kurz i bënë thirrje Kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, të mos kundërshtojë fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në.

Kurz në konferencën e përbashkët shpreson se Kryetari i Francës do të sjellë vendim pro evropian.

Ashti siç sqaron Kurz, nuk bëhet fjalë për hyrje në BE, por për nisjen e bisedimeve, gjë që Maqedonia sipas tij e meriton.

Bllokimi sipas Kurz do të kishte pasoja në referendumin për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe do të ndikonte negativisht në të gjithë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kurz në fjalimin e tij e përdori edhe emrin “Maqedonia Veriore”.

Kryeministri Zoran Zaev tha se e kupton debatin e brendshëm në Francë si dhe debatin që ekziston në të Gjithë Evropën, por edhe se përkrah zhvillimet për reformimin e BE-së, duke shtuar se Maqedonia nuk kërkon të hyjë menjëherë në Bashkimin Evropian.

Sipas Zaevit, nisja e bisedimeve, do ta zmadhojë motivimin për vazhdimin e reformave në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme