Takimi në Kampionatin Botëror 2018 në kuadër të Grupit E ndërmjet Zvicrës dhe Costa Ricas ka mundësi të vendos se kush do të jetë në krye të grupit dhe kush me kë do të përballet nga dy skuadrat e Grupit F në xhiron e 1/16-së.
Zvicra dhe Brazili qëndrojnë në krye të Grupit E me nga katër pikë, pas barazimit kundër njëra-tjetrës dhe pas tri pikëve të siguruara nga takimet në kuadër të xhiros së dytë, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, Serbia vazhdon të bëjë presion në grup duke qëndruar me vetëm një pikë prapa të dy skuadrave.
Zvicra mësoi dje se i është shmangur ndëshkimeve për moslojë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteiner pas “shqiponjës” së bërë gjatë festimeve në ndeshjen kundër Serbisë.
Xhaka dhe Shaqiri janë ndëshkuar me vetëm nga 10 mijë franca, ndërsa Lichtsteiner është ndëshkuar me 5 mijë franga si pasojë e mënyrës së festimit që u cilësua si “provokative”.
Fatmirësisht, treshja nuk janë ndëshkuar me moslojë, dhe do të jenë në depoziton për ndeshjen kundër Costa Ricas.
Vendimi do të thotë se lojtarët mund të kthejnë fokusin e tyre për takimin e ardhshëm kundër skuadrës së Costa Ricas që tashmë është eliminuar nga Kampionati Botëror pasi ka humbur dy ndeshjet e tyre të para, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja e Zvicrës mund t’i dërgoj ata në krye të grupit para Brazilit, madje edhe nëse vendi nga Amerika Jugore fiton kundër Serbisë, që vazhdojnë të kenë ende shpresa për të luftuar.
Më poshtë keni gjithçka se çfarë duhet të dini për këtë ndeshje:
Kur zhvillohet ndeshja Zvicës VS Costa Rica?
Takimi në kuadër të Grupie E do të zhvillohet të mërkurën më 27 qershor duke filluar nga ora 20:00.
Ndeshja do të luhet në të njëjtë kohë me takimin tjetër në Grupin E ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, transmeton portali arbresh.info.
Në cilën vend zhvillohet ndeshja?
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës kundër Costa Ricas do të zhvillohet në stadiumin Nizhny Novgorod.
Lojtarët që duhen vëzhguar
Sa i përket Zvicrës, të gjithë sytë do të jenë te Xhaka dhe Shaqiri. Të dy shfaqën momente magjike kundër Zvicrës dhe shpresojnë të bëjnë diçka të tillë edhe në ndeshjen e fundit.
Valon Behrami i Udineses është gjithashtu një lojtar që ka treguar vetën në mesfushë, pas paraqitjes së mrekullueshme kundër Brazilit duke markuar mjaftë mirë Neymarin.
Shanset që kanë dy skuadrat
Zvicra është favorit për të fituar Grupin E kundër Costa Ricas. Është një ndeshje ndërmjet një skuadre që lufton për gjithçka dhe një tjetër që do të shkojë në shtëpi pa marr parasysh rezultatin.
Megjithatë, pas ndeshjes tërheqëse mes Spanjës dhe Marokut, ku kjo e fundit shfaqi një paraqite sensacionale pavarësisht eliminimit, Costa Rica ka gjasa për të shfaqur gjithashtu një performancë të fortë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...