Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka shprehur përkushtimin e tij dhe dikasterit që ai drejton që do të punojnë fort për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe rritjen e të hyrave familjare.
Në konferencën për projektin “Stabiliteti Socio-Ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, mbështetur nga MPMS dhe implementuar nga organizata gjermane “ASB” dhe Fondacioni PREDA Plus, ministri Reçica, theksoi se objektivat e këtij projekti janë krijimi i vendeve të reja të punës dhe gjenerimi i të hyrave për shumë familje.
Reçica e quajti ditë të veçantë sepse projekti për punësimin e një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar i nisur në Prizren javë më parë, sot po sheh dritën e zbatimit.
“Objektivat e këtij projekti janë të qarta, pra krijimi i vendeve të reja të punës dhe gjenerimi i të hyrave për shumë familje dhe ne si MMPS, zotohemi se do të jemi të përkushtuar me gjithë potencialin tonë që këto objektiva të arrihen në përpikëri. Që këto projekte të kenë mbështetjen institucionale në thëllimin e bashkëpunimit ne dje kemi nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e ASB-së, Elmir Bojadzic e cila ka për qëllim avancimin e grupeve sociale nëpërmjet implementimit të projektit, iniciativa për dimension social. Të gjitha këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe mirëqenies së tyre”, tha Reçica.
Reçica theksoi se papunësia është preokupimi kryesor i tij dhe MPMS-së dhe për këtë janë duke punuar me përkushtim shumë të lartë në përmirësimin e situatës.
Drejtori Rajonal i Arbeiter Samariter Bund për Evropën Juglindore, Elmir Bojadzic, ka përcjellë mesazhin se do të vazhdojnë të tërheqin fonde nga donatorët për të përkrahur edhe me shumë Kosovën.
“Ne kemi partneritet shumë të mirë këtu me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovën përmes stafit të mrekullueshëm të SBA-së. Pra, është e lehtë të punosh për ne. Në emër të gjithë stafit, unë në këtë skenë po e përcjell mesazhin se do të vazhdojmë të tërheqim fonde nga donatorë të ndryshëm të strukturuar posaçërisht në Gjermani dhe Bashkimin Evropian dhe ne do ta ndihmojmë Kosovën të jetë një vend më i mirë se sa është tani”, tha Bojadzic.
Ndërsa, drejtoreshë e PREDA Plus Foundation, Marijana Milevska theksoi se PREDA Plus Foundation mbështetet tek partnerët ndërkombëtar, ministritë e vendit dhe komunat e duke bashkëpunuar përmes iniciativave të ndryshme dhe duke mobilizuar fonde për të gjetur zgjidhje për probleme të caktuara dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve.
“Gjatë tetë viteve të fundit ne si PREDA Plus me seli në Shkup dhe Prizren kemi punuar në 18 komuna, ne kemi mobilizuar më shumë se 3 milion euro për të përmirësuar ose shërbyer më shumë se 60 mijë njerëz”, u shpreh ajo.
Gjatë ditës së djeshme, MPMS dhe organizata gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi që ka për qëllim avancimin e përkrahjes së grupeve të ndryshme sociale, nëpërmjet implementimit të projektit Iniciativat për Dimension Social.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...