Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, do të përballet javën e ardhshme me një trupe gjykuese për t’iu nënshtruar vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën 3 korrik për zhvillimin e seancës dëgjimore për kryueprokuroren Marku. Sipas njoftimit të KPK, trupa gjykuese që do të kalojë në kontroll pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të Markut do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arta Marku u zgjodh si kryeprokurore në 18 dhjetor 2017, pas përfundimit të mandatit të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. /abcnews.al
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...