Ish-legjenda e Chelseat dhe trajneri i tanishëm i Derby County, Frank Lampard, ka deklaruar besimin e tij se Anglia mund të shkojë gjatë gjithë rrugës në Kupën e Botës.
“Unë mendoj se ne mund të shkojmë gjatë gjithë rrugës, me të vërtetë mund ta bëjmë. Skuadra ka treguar potencial të madh në dy ndeshjet e para.
Vetëm shikoni talentet në skuadrën tonë dhe mënyrën se si po luajnë, për t’u mbushur me optimizëm. Lojtarët do të përqendrohen edhe më tepër nga loja në lojë dhe nga dita në ditë. Ky është futbolli i një turneu të tillë, kjo është ajo që duhet të bëjnë.
Duke e parë nga jashtë, ne mund të shikojmë dhe të themi: Kjo skuadër ka një shans të vërtetë për ta fituar Botërorin. Southgate e ka ndryshuar filozofinë e Anglisë gjatë dy vjetëve të fundit përmes mënyrës se si po luajmë”, ka deklaruar Lampard.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...