Shqipëria është kthyer këtë vit në një vend mjaft të preferuar për turistët e huaj.
Shkrimet e pafund për bukuritë natyrore të vendit, që po publikohen prej dy vitesh në mediat e huaja kanë nxitur kuriozë nga e gjithë bota, teksa agjencitë e huaja turistike po bashkëpunojnë me ato vendase duke sjellë grupe të mëdha, kryesisht në bregdet.
Sipas të dhënave të INSTAT, në pesë muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 1.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vendin e parë vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me 443 mijë, me një rritje prej 2.4% në raport me vitin e kaluar. Ndryshe nga një vit më parë, kur ata u larguan nga Shqipëria, këtë vit janë rikthyer sërish. Vetëm në maj, numri i tyre shënoi një rënie vjetore me 8.7%, por kjo shpjegohet kryesisht me muajin e Ramazanit.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 205 mijë hyrje për 5 mujorin, me rritje 6% me bazë vjetore. Pas tyre vijnë grekët me 172 mijë hyrje (rritje 7.1%), malazezët me 150 mijë (+4.6), italianët me 105.5 mijë hyrje (+7.6).
Rritjen më të lartë, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël e kanë shënuar polakët dhe gjermanët.
Polakët “zbuluan” vitin e kaluar Shqipërinë, përmes agjencisë më të madhe polake ITAKA dhe prenotimet e tyre rezultojnë në rritje këtë vit. Sipas statistikave të INSTAT, për pesë muajt e parë të vitit kanë ardhur gati 13 mijë polakë, ose 34.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në rritje ishte dhe gjermanët, me 34.7 mijë hyrje, me rritje vjetore prej 25%.
Nga 1 qershori, hotelet, sidomos ato në zonën e Golemit në Durrës kanë raportuar se kanë qenë 100% të prenotuara, ndaj numri i turistëve pritet në rritje. Një fluks i lartë ka ardhur nga vendet nordike, por INSTAT nuk i raporton të ndara Norvegjinë, Suedinë etj.
Ikin dhe shqiptarët
Edhe shqiptarët preferojnë të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në gati 2 milionë për periudhën janar-maj, me një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë për të njëjtën periudhë ishin 1.85 milionë, me një rritje prej 9.1%./monitor
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...