Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur mirë marrëveshjen për emrin, duke filluar nga opozita në të dyja vendet por jo vetëm.
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, u befasua nga një pritje jo fort e mirë gjatë një vizite në Londër, me të dalë nga ndërtesa ku mbajti një takim me disa persona të komunitetit grek në kryeqytetin anglez.
Disa persona kishin dalë ta presin atë dhe brohoritën duke e quajtur tradhtar. “Tradhtar. Turp të kesh, keni shitur Maqedoninë dhe Qipron”, ishin fjalët e protestuesve.
Ata gjithashtu hodhën të holla në rrugë. Gjatë ditës, Tsipras do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin