Google ADS

Haradinaj fton Thaçin të raportoj në Kuvend për dialogun

15:02 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka komentuar fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi është mirë që të raportoj para Parlamentit dhe se një gjë të tillë nuk e ka të obliguar me ligj, raporton arbresh.info.

“Është faza finale e dialogut. Mirë është me u kriju një protokol që është i qëndrueshëm për dialog. Zakonisht presidenti nuk raporton në parlament. Ndoshta do të ishte mirë raportimi i tij në parlament. Është me rëndësi që partitë të dinë të vërteten e dialogut. Është mirë që edhe parlamenti të jetë i përfshirë në dialog”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme