Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka folur për Ligjin për nivelizimin e pagave.
Ai tha se për të do të diskutohet javën e ardhshme.
“Sot me ministrin Yagcilar kemi pasur takime, javën që vjen do ta kemi për diskutim ligjin për paga. Sepse dëshirojmë me lan javën që vjen, do ta kemi Ligjin gati, me këtë Ligj kemi target nivelizimin e pagave dhe rritjen e pagave në disa sektor që nënkupton dhe pagën time. Por, me nivelizim nuk nënkupton ulje të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha ai.
Ditë më parë, ministri i Financave Bedri Hamza ka hequr dorë nga ngritja e pagës së tij, bashkë më këshilltarët që ka, e Haradinaj i ka thënë se kjo nuk tregon burrëri.
Sipas Haradinajt, ngritja e pagave për qeveritarët është e përkohshme, pra deri të miratohet Ligji për Pagat.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...