Edhe mediumi prestigjioz, BBC, ka raportuar për iniciativën e shqiptarëve që të grumbullohen paratë për të paguar gjobat e tre lojtarëve të Zvicrës, të dënuar për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën me 25 mijë franga në total për shkak të festimit në fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë.
BBC ka cekur se nga caku prej 25 mijë dollarëve janë grumbulluar më shumë se 16 mijë, për vetëm 18 orë.
Mediumi i njohur ka cekur po ashtu se festimi i lojtarëve simbolizonte flamurin shqiptar dhe se Xhaka e Shaqiri janë shqiptarë nga Kosova, familjet e të cilëve u larguan nga vendlindja për shkak të luftës me Serbinë.
Organizatorët kanë thënë se do t’i dhurojnë paratë e grumbulluara për humanizëm, nëse Federata e Zvicrës i refuzon.
Linku i fondit: https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...