Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.
“Qeveria ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve por kërkohet edhe një shumë prej 30 mije euro që të ndahen për shërimin e Bujar Bukoshit” ka thënë kryeministri Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Bujar Bukoshi ishte Ministri i Shëndetësisë në Kosovë në qeverinë e parë të Hashim Thaçit.
Ai shërbeu si Kryeministër i Republikës së vetëshpallur të Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 2000.
Bukoshi po ashtu është një ndër themeluesit e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës./Arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...