Granit Bajraliu i nis në mënyrën më të mirë garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Tenisti Bajraliu shënoi fitore 2:0 në sete (6:1 dhe 6:0) ndaj Mario Zilit të Shqipërisë. Graniti në raundin e dytë takohet nesër me Alexandre Muller nga Franca, njëherit bartës i dytë i turneut.
Ndërsa, Blearta Ukëhaxhaj, nuk arriti të mposht favoriten nga Tunizia, Chiraz Bechri. Ajo u mposht 2:0 (6:1, 6:1) në sete. Blearta është vetëm 16-vjeçare dhe garimi i saj me seniore është një përvojë e mirë për të.
Garuesi tjetër, Burim Bytyqi nuk arriti të kalojë sfidën e parë në garat e tenisit.
Ai u mposht nga Amine Ahouda i Marokut, 2:0 në sete (6:0 dhe 6:2). Dyshja Granit Bajraliu-Burim Bytyqi do të garojnë sot prej orës 18:00 në ekipore kundër Libanit.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”