Google ADS

Kështu promovon “Çënari” bregdetin shqiptar

14:41 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Tolgahan Saysiman ka bërë për vete publikun shqiptar në saje të rolit të “Çënarit”.

Aktori turk ka shtuar dashurinë te shqiptarët pas kurorëzimit të lidhjes me modelen tonë, Almeda Abazin.

Së fundi, ai ka qëndruar për disa ditë në shtetin shqiptar, ku është paraqitur në natën finale të “Dance with the Stars”.

https://www.instagram.com/p/Bj0Bn26HXUh/?taken-by=tsayisman

Gjithashtu ka pasur rast edhe t’i vizitoj disa vendeve turistike shqiptare, ku ka mbetur i impresionuar me rivierën tonë.

Një ndër të që duket se i ka lënë mbresa të mira është qyteti i Durrësit, imazhin e të cilit gjatë muzgut e ka publikuar në rrjetet sociale.

Fotografia jep një pamje të bukur, perëndimin e diellit në plazhin e qytetit të lartë-përmendur.

Ndryshe, Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike dhe të serialeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme