Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, përmes një letre të hapur për liderët e vendeve anëtare të BE-së, kërkon që të mbështesin nisjen e negociatave për Maqedoninë, pasi sipas tij, vendi e meriton.
Kryeministri Zaev në letër njofton kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së për marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit, si dhe vendosjen e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zoran Zaev në letër gjithashtu njofton liderët edhe për hapat e radhës që duhet të ndërmerren që të sigurohet hyrja në fuqi e marrëveshjes dhe njofton ata se është bërë ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Greqia.
“Që të sigurohet realizimi i marrëveshjes dhe dobitë potenciale për të dy vendet dhe për rajonin e Evropës Juglindore si dhe për Evropën në përgjithësi, është e rëndësishme ndihma politike e vendeve anëtare të BE-së, për ta konfirmuar të ardhmen evropiane për vendin tim dhe për gjithë rajonin. Për këtë arsye kërkoj ndihmë për nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë”, shkruan Zaev në letër.
Ai më tej shton se me vendimin për nisjen e negociatave do të jepet mirënjohje për procesin e reformave dhe do të lehtësohet edhe më tej procesi reformues.
Përndryshe, pritet që nesër dhe pasnesër liderët e vendeve anëtare të BE-së të vendosin nëse do të fillojnë negociatat me Maqedoninë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...