Kosta Grillo ngre tre gishtërinjtë lart në përkrahje të Serbisë

14:12 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Këtë kampionat botëror të futbollit, u njoftuam me tifozin më të flaktë shqiptar të kombëtares së Serbisë, komentatorin e TVSH’së, Konstandin Grillon.

Një fotografi e publikuar nga një web-site në Shqipëri, Grillo, përkrahësi i madh i Serbisë shihet se dashuria e tij ndaj kombëtares serbe është më shumë se sa ‘pëlqimi i futbollit sllav, siç kishte thënë ai.

Komentatori i TVSH’së në një fotografi, që nuk i dihet koha kur është shkrepur, shihet me tre gishtat lartë, që është simbol i serbëve që ishte krijuar me qëllime politike dhe kundër popujve joserbë të ish-Jugosllavisë.

Grillo deklaroi publikisht se është përkrahës i Serbisë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi dhe se është edhe tifoz i ekipit serb Crna Zvezda.

Komentatori i TVSH’së mbrojti e arsyetoi deri në fund dashurinë që kishte për futbollin serb, ndërsa pas shumë reagimeve, ai tha se në ndeshjen Serbi – Zvicër, do ta përkrahte përfaqësuesen zvicerane.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme