Google ADS

Duhet vënë prioritet nacional trajtimin e përdorimit të drogës nga ana e të rinjve

14:14 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftija tha se është shqetësues numri i rritjes se përdorimit të drogës nga ana e te rinjve.

Sipas saj, kjo ka ndikuar negativisht edhe tek të rinjtë në shkollë, përcjell arbresh.info.

“Duhet vënë si prioritet nacional për trajtimin e këtij problemi. Ky është një problem që paraqet rrezik tash dhe në të ardhmen e afërt për shtetin tonë”, është shprehur ajo.

Kjo është tryeza e dytë për abuzimin e drogave nga ana e të miturve në Kosovë.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit nga dy vitet e fundit përdorimi i drogës ka rënë nga mosha 16 vjeçare nën 16

Kurse, në 85 raste raportohet të kenë vdekur nga përdorimi i substancave narkotike, siç është marihuana./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme