Google ADS

Edi Rama apelon shqiptarët për Xhakën dhe Shaqirin

13:45 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

FIFA vendosi që t’i dënojë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me nga 10 mijë euro, transmeton arbresh.info.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje shqiptarëve që ta paguajnë gjobën.

Ndër të tjera ai shkruan se shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv.

Reagimi i Edi Ramës

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme