Komisioni për Bujqësi nuk përkrah propozimet e Listës Serbe për ndërtimet pa leje

13:26 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor është duke mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është bërë konfirmimi për leximin e dytë të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Anëtaret e komisionit i proceduan në seancë 19 propozimet e Listës Serbe për Projektligjin për ndërtimet pa leje, përcjell arbresh.info.

Ky procedimi kaloi pa mbështetjen e anëtarëve të Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni Daut Haradinaj tha se si komision nuk i përkrahin propozimet e Listës Serbe.

“Për këtë i mbetet Kuvendit të vendos”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme