Alexis Tsipras shpallet tradhtar në Greqi

13:09 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, është akuzuar nga qytetarët grek për tradhti, për shkak të marrëveshjes që është arritur me Maqedoninë.

Gjatë daljes nga Qendra Helenike, Tsipras është pritur nga një grup qytetarësh të cilët brohorisnin: “tradhtar”, “Maqedonia është greke” dhe “turp të qoftë”, ndërsa siç shihet në video ai vendosi që mos t’ju përgjigjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë është përcjellur me tensione tek të dy vendet, teksa ka pasur edhe protesta të organizuara nga partitë opozitare dhe disa qytetarë, të cilët janë ata të cilët më së shumti e kundërshtojnë marrëveshjen me Maqedoni-Greqi.

Marrëveshja mes dy vendeve është përshëndetur nga shumica e shteteve evropiane, teksa pritet që e njëjta të hap rrugën për integrimin e Maqedonisë në organizatat evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme