Merkel pret në Berlin kryeministrin spanjoll Sanchez, flasin për emigrantët

12:22 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pritur sot me nderime ushtarake kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në selinë e Kancelarisë.

Në konferencën e përbashkët Merkel-Sanchez kancelarja gjermane, tha të martën se ajo do të përfshihet në nivel evropian në mënyrë që Spanja të marrë më shumë “mbështetje” në qoftë se ardhja e emigrantëve në brigjet spanjolle intensifikohet, transmeton portali arbresh.info.

Kancelarja theksoi se vendet e tjera të BE tashmë kanë marrë mbështetje nga blloku në situata të ngjashme dhe theksuan rastin e Greqisë gjatë kulmit të krizës së refugjatëve.

“Spanja është duke ndihmuar dhe duke qenë përgjegjës për menaxhimin e flukseve migratore, me doza të mëdha të përgjegjësisë”, theksoi ai ndërkohë Pedro Sanchez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme