Kaka është shumë interesuar që të rikthehet në Milan si drejtor, dhe beson se ish-klubi i tij do të rikthehet përsëri në majat e futbollit.
“Do të doja të futem në trajnimet për trajner në Itali”, tha Kaka, transmeton Gazeta Express.
“Jo që e shohë vetën si trajner në fushë, mendoj se jam më i rehatshëm në një rol mbrapa tavolinës. Por studimi im në Coverciano do të më ndihmonte që ta kompletojë edukimin tim”.
“Gjithmonë e përcjelli skuadrën, nuk kam ndegjuar nga Gatusso që një kohë të gjatë por shpesh bisedoj me Fassonen dhe lojtarët”.
“Kam biseduar me Andrea Pirlon në kohën e fundit, pastaj në Milano janë Dida dhe Serginho të cilët janë duke përfunduar trajnimet e tyre në Coverciano, kështu që gjithmonë jam i informuar”.
“Jam shumë i interesuar që të rikthehem në Milan. Nuk e di kur, por do të ndodhë. Shpresojë që të ndodhë sa më shpejt, sepse Milani është si një shtëpi për mua”, tha Kaka në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...