Mediat e Serbisë raportojnë sot për inkuadrimin në dialogun Kosovë-Serbi, që po zhvillohet në Bruksel, një zyrtareje të BE-së.
Bëhet fjalë për Angelina Eichhorst, drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Punëve të Jashtme të BE-së, e cila sipas këtyre burimeve është caktuar personi për “Shuttle Diplomacy”, përkatësisht që do të shpejtojë ritmin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.
“Kjo nuk është ndonjë sekret”, citohet të ketë deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. “Ajo është e përfshirë në këtë shërbim të Federica Mogherini dhe Komisionin Europian dhe ajo merr pjesë në ato bisedime. Ajo është aty bashkë me Mogherinin”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
E përditshmja e Beogradit “V.Novosti” rikujton kronologjinë e dialogut midis dy vendeve, që filloi me ndërmjetësimin e Catherine Ashton dhe vazhdoi me Federice Mogherini dhe citon ministrin serb Daçiq, sipas të cilit ky dialog u rrezikua pas arrestimit të Marko Gjuriqit . Sipas tij, pas takimit të së dielës të presidentëve Thaçi e Vuçiq, puna kryesore ishte hartimi i komunikatës, me të cilën do të theksohej pajtimi për vazhdimin e dialogut dhe se ekziston mundësia që çështja të zgjidhet me kompromis.
Duke iu referuar rastit të arrestimit të Marko Gjuriqit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë “Kështu ata (e ka fjalën për Kosovën – sqarim ynë) deshën të tregonin se atje janë kryesorët dhe se nuk e kanë në plan mënyrën paqësore të zgjidhjes së këtij problemi dhe kërcënojë me marrjen e disa territoreve, prandaj ishte e tillë komunikata e Mohgerinit”.
Daçiq thekson se “Prishtina deri tash vazhdimisht ka kërkuar pretekst meqë nuk ka pasur dialog intensiv… Po ashtu shtrohet edhe çështja e kapaciteteve të Thaçit nëse ai mund të shtrojë çështjen në emër të të gjithëve në Kosovë, meqë vazhdimisht mund të ketë alibi se ai do të dëshironte diçka, por të tjerët nuk duan”.
Në korrik gjithsesi do të ketë takim të ri, ndërsa pavarësisht nga ky zhvillohen bisedimet teknike, ka thënë Daçiq, përcjell Koha.net.
“Këtu është e rëndësishme të thuhet se nëse duam zgjidhje të qëndrueshme ajo nuk mund të bazohet në dëshirat e Prishtinës se Serbia do ta njohë vendimin e tyre të njëanshme. Nëse mendojnë se ky është kompromisi nuk ka nevojë të vazhdojnë bisedimet. Duhet të vazhdohet për kërkim të zgjidhjes”, ka deklaruar ai.
Duke fajësuar Kosovën për mungesë gatishmërie për kompromis, Daçiq thotë “… pengesa më e madhe për zgjidhje të qëndrueshme është refuzimi i Prishtinës që të kuptojë realitetin e ri, që është se kanë ndryshuar rrethanat, ka ndryshuar perceptimi për Kosovën, ka ndryshuar rindarja e forcës dhe situata nuk është e sityë siç ishte para dhjetë vjetësh”.
“Pra kanë ndryshuar rrethanat. Nuk është e njëjtë as Amerika dhe administrata amerikane sot nuk do ta mbështeste me çdo çmim Kosovën. Çdo gjë ka ndryshuar në krahasim me para dhjetë vjetëve dhe Prishtina duhet të kuptojë se për ta do të jetë gjithnjë e më vështirë”, është shprehur Daçiq.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kjo-eshte-diplomatja-e-be-se-qe-do-te-udheheq-bisedimet-sekrete-prishtine-beograd-552354/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...