Manchester City insiston për futbollistin e Kroacisë

10:00 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë dhe skuadrës spanjolle Real Madrid, Mateo Kovacic, mund të ndërrojë mjedis, raporton arbresh.info.

Mateo Kovacic po kërkohet nga skuadra angleze Manchester City që drejtohet nga trajneri i madh spanjoll Pep Guardiola.

Gazeta spanjolle Marca e ka konfirmuar lajmin që mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Kovacic aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Kroacinë në Botërorin që po zhvillohet në Rusi.

Ai gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Interin dhe Dinamon e Zagrebit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme