Trajneri i Iranit, Carlos Queiroz, nuk e ka mbajtur dot zemërimin e tij mbi përdorimin e VAR-it në Kupën e Botës, pasi skuadra e tij u eliminua nga Grupi B, pavarësisht barazimit 1-1 me Portugalinë.
Ishte koha e fundit, që arbitri Enrique Caceres të thërriste ndihmën vizuale, pasi më parë i dha Portugalisë një penallti, të cilën Cristiano Ronaldo nuk arriti ta konvertojë në gol, para se të përdorte sistemin teknologjik për të konkluduar mbi një bërryl të yllit të Real Madridit ndaj Morteza Pouraliganji. Kjo ndërhyrje, sipas Queiroz, ishte e denjë për karton të kuq.
“Ne jemi trajnerë, duam të dimë se çfarë po ndodh, duam të shohim se çfarë po ndodh. E vërteta është se nuk mund ta shohim, nuk na lejojnë të shohim, – tha Queiroz në një konferencë shtypi. – Realiteti është që ndalohet ndeshja për VAR. Një bërryl, që është karton i kuq në rregullore, nuk u pa. Rregullat janë njësoj për të gjithë, edhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Kjo ndërhyrje me bërryl është karton i kuq!
Pyetja për mua nuk ka të bëjë me gjyqtarët, është për qëndrimin, trimërinë dhe karakterin. Vendimet duhet të jenë të qarta për të gjithë. Sipas mendimit tim, z.Infantino dhe FIFA, të gjithë duhet të pajtohen se VAR-i nuk po shkon mirë, pra ky është realiteti.
Ka shumë ankesa. Kush i merr vendimet në lojë? Ne kemi të drejtë të dimë, prandaj kemi VAR-in. Gabimet njerëzore ishin më parë, ne e pranojmë këtë. Gjyqtarët në fushë po i lajnë duart, duke u mbuluar me vendimet e djemve në katin e sipërm (VAR).
Djemtë në katin e sipërm nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Në qoftë se ju zbatoni VAR-in, pse duhet të ketë gabime? Kur keni teknologji të lartë, trajnime, dhe pesë djem të ulur lart, dhe nuk e shohin një bërryl? Më jepni një sqarim, një sqarim”. /telesport.al/
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...