Pluhurat e kolagjenit, shtojcat dhe kremrat me këtë përmbajtje janë ndër produktet më popullore që premtojnë rininë e përjetshme ! Megjithatë shumica e dermatologëve thonë se ka shumë pak kërkime bindëse për t’i mbështetur këto pretendime.
Në vend të kësaj, ekspertët ju këshillojnë të përdorni produkte që nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës, si retinoli dhe vitamina C.
Kolagjeni është ndër proteinat më të rëndësishme të organizmit dhe blloku kryesor, themeli i ndërtimit të strukturës së lëkurës. Kolagjeni i jep lëkurës butësinë, elasticitetin dhe është një nga komponentët kryesorë në riparimin e lëkurës së plagosur, shpjegon dermatologia me bazë në Neë York, Anne Chapas.
Do të ishte e mrekullueshme nëse marrja e një kapsule kolagjeni apo aplikimi i kremrave me këtë proteinë do të na siguronte rininë e përjetshme. Por ja që nuk është e vërtetë ! “Shumica e studimeve mbi kolagjenin oral nuk kanë dalë ende në përfundime bindëse rreth efektit të tyre në shëndetin e lëkurës” thotë Chapas.
Kur trupi juaj tretet kolagjenin e marrë nga goja, në trajtën e pluhurit, pilulave apo shtojcave ai shpërbëhet dhe nuk arrin deri në lëkurë si kolagjen. Ekspertët pohojnë se veprimi i kësaj protein vjen nga brenda-jashtë dhe jo e kundërta ! pra mos u gënjeni nga reklamat që u bëhen këtyre produkteve pasi nuk janë të efektshme. Siç e thamë më lart përdorni produkte që nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës, si retinoli dhe vitamina C
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...