Ish-pjesëtarët e Mbrojtjes Civile, formacion ky ilegal të cilin Qeveria ishte pajtuar ta integrojë në radhët e veta, nuk ushtrojnë funksione në pajtim me ligjet e Kosovës.
Ata nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk u japin llogari institucioneve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo e dhënë është evidentuar në raportin e fundit të Qeverisë për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve që për adresë ka pasur Brukselin zyrtar. Megjithatë që nga shkurti i vitit 2016, këtyre pjesëtarëve u dalin pagat në xhirollogaritë e tyre nga buxheti i Kosovës.
“Edhe pse 483 persona të integruar kanë kontrata me institucionet e Kosovës, ata në praktikë nuk ushtrojnë funksione në pajtim me ligjet e Kosovës. Personat e integruar nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës. Ka mungesë bashkëpunimi në nivelin sektorial ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe personave të integruar”, shkruan në dokumentin e Qeverisë.
Aty flitet edhe për problemet e tjera rreth kësaj strukture, sikurse mungesa e objekteve, materialeve dhe hapësirave për t’i përmbushur detyrat.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...