Në Dyseldorf u takuan kryesitë e degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në nivel të Evropës.
Ata që i udhëheqin me qindra ndërmarrje shqiptarë në diasporë, ishin në një takim të përbashkët pune, për t’i koordinuar hapat e mëtutjeshëm të punës së Rrjetit në nivel të Evropës.
Kjo organizatë e madhe që tashmë ka në vete rreth 30 degë në gjithë Evropën, po e tejkalon fazën e takimeve miqësore dhe të karakterit njoftues dhe po kalon në fazën konkrete të propozimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, gjithmonë me objektivë për të investuar në vendet tona të origjinës, shkruan albinfo.ch.
Lazim Destani, kryetari i nderit i Rrjetit Global të Diasporës Shqiptare dhe njëherësh themeluesi i ndërmarrjes internacionale “Ekolog” tha që rrjeti duhet të kalojë në fazën e konkretizimit të punës dhe avancimit të projekteve tona të përbashkëta.
Në këtë takim pune ai tha: “Përgjegjësia jonë si biznesmen të diasporës është e madhe ndaj popullit tonë dhe potencoj fuqinë që e ka diaspora për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë tonë, duke qenë të bashkuar, pa dallim a vjen nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, ‘ngase në Diasporë ne jemi të gjithë bashkë’”.
Në këtë takim të organizuar nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Evropë, Yll Blakaj, u diskutua për statutin e organizatës, u rekomanduan propozime dhe drafti final i këtij statuti do të votohet në shtator të këtij viti.
“Ky takim i ynë është një para përgatitje për takimin e shtatorit. Një mundësi për diskutim rreth statutit, një mundësi për të dëgjuar kryetarët e degëve se si kanë punuar në vendet e tyre, çfarë suksese dhe sfida kanë pasur ndërkohë”, ka thënë Blakaj.
Profesori i njohur Abdylmenaf Bexheti, i cili ka përgatitur infrastrukturën ligjore të RRBDSH-së nga fillimi, prezatoi para kryesisë së degëve të Evropës, draftin e statutit dhe përmblodhi dhe elaboroi pikat kyçe që statuti i rregullon dhe parasheh.
Ai mori disa rekomandime interesante, të cilat do t’i inkorporojë në draftin final dhe gjithçka do të jetë gati për takimin qendror që do të mbahet në shtator.
Në muajin shtator përveç votimit të statutit, RRBDSH-ja organizon zgjedhjet e kryesisë dhe votohet se kush do të udhëheq organizatën katër vitet e ardhshme.
Në takimin e Dyseldorfit, ku nikoqir ishte presidenti i nderit, Lazim Destani, kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punës e dhanë kryesitë e degëve që ishin konstruktivë dhe të vendosur për të vazhduar punën e përbashkët duke pas secili idealin e madhe, që kjo organizatë të bashkojë edhe më tutje ndërmarrësit shqiptarë kudo që janë.
“Kurrë s’e kisha parë Rrjetin kaq homogjen dhe në një vijë mendimi. Duke qenë në rolin e kryetarit të nderit, e çmoj lart ruajtjen dhe forcimin e unitetit pasi këto paraqesin pikënisjen tonë parësore statutare, por edhe njerëzore”, ka thënë Destani.
Në këtë takim u arrit edhe marrëveshje e unifikimit të dy degëve që vepronin në Gjermani deri tash dhe tutje Gjermania do të përfaqësohet vetëm me një degë të Rrjetit.
Kryetari i degës tashmë të unifikuar u zgjodh Nazmi Viqa dhe nënkryetar i parë Mustaf Abazi, të dytë biznesmenë shembull për sukses dhe punë.
Në këtë takim, i cili nga të pranishmit u quajt si takimi më i mirë i punës nga krijimi i rrjetit deri tash, ishin të pranishëm: Lazim Destani, Abdylmenaf Bexheti, Austri: Yll Blakaj, Lindita Fetiu Sina, Zvicër: Qamil Jusufi, Mirela Mezani, Gjermani: Bekim Brestovci, Nazmi Viqa dhe Gani Nuha, Vllaznim Kelmendi, Londër: Artan Llabjani, Eriona Barakutaj, Finland: Omer Nura, Berlin: Mustaf Abazi, Burim Mehmeti, Francë: Hasis Vardar, Astrit Hashani, Ismet Mehmeti, Itali: Vat Marashi, Slloveni: Tahir Maliqaj, Bruksel: Amet Gjanaj.
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...