Një ish-truproje e Osama bin Ladenit u arrestua të hënën në Gjermani dhe do të dëbohet në Tunizi, pas ankesave se ai merrte mbi 1 mijë euro në muaj për të jetuar në vend.
41-vjeçari, i identifikuar si Sami A., ka jetuar në Gjermani për rreth dy dekada, me sukses duke argumentuar se ai rrezikohej të torturohej në atdheun e tij nëse dëbohej.
Por zemërimi mbi praninë e tij është rritur muajt e fundit pasi shteti i Nordrhein-Westfalisë pranoi se i kishte paguar atij përfitime dhe Zyra Federale Gjermane për Migracionin e ka ndryshuar tani vendimin.
Tuniziani, i cili mbërriti në Gjermani më 1997, u arrestua kur raportoi për vizitën e tij të përditshme në një stacion policor të Bochum në Gjermaninë Perëndimore, ku një zëdhënës konfirmoi se Sami A. po mbahej në pritje të dëbimit.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...