Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestrua një sasi e madhe parash, e cila kapi vlerën 3.5 milionëve ka reaguar analisti Fatos Lubonja. Në një lidhje me në rubrikën Opinion, në News24, Lubonja deklaroi se PD, duhet të paraqesë prova konkrete për këtë rast dhe jo të qëndrojë vetëm tek qëllimet politike.
“Ajo që më shqetësoj është se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetin e vet në këtë rast”, tha Lubonja.
Pjesë nga deklarata e Lubonjës
Besoj se përtej faktit se është apo jo Balla, apo dikush tjetër, ngjarja nuk mund të konsiderohet një aksident apo një punë kriminelësh që jetojnë pak a shumë në një shtet. Ajo që më shqetësoj është se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetit e vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesë, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe i kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me radhë.
Basha e ka ditur këtë vjen për shkak se këto vijnë nga shërbime të jashtë, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo, jo kjo është çështje tjetër.
U përmend edhe Balla nga Basha, ishte akuzë apo informacion?
Një lloj informacioni është ky. Por PD duhet ta japë provën të saktë përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...