Gjermania u zotua për të ecur përpara në bashkëpunimin konstruktiv me qeverinë e re të Turqisë, pas fitores së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet historike të së dielës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se kanë marrë parasysh rezultatet paraprake, të cilat treguan se presidenti Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.
“Ne presim të vazhdojmë marrëdhëniet konstruktive dhe të dobishme midis qeverisë gjermane dhe asaj turke”, tha Steffen Seibert.
Ai gjithashtu tha se kancelarja Merkel do të urojë presidentin turk Erdoğan në një kohë të përshtatshme.
Mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale.
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga RMV drejt Kosovës,...
Prindërit raportojnë në polici zhdukjen e dy fëmijëve të tyr...
Theret me thikë një person në Fushë Kosovë
Gjendet pa shenja jete një person në objektin ku punonte si ...
Platforma “Deputeti që Duam”, Rama: Deri më tani janë kryer ...