Dreshaj: Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja dënimin e Xhakës e Shaqirit

20:26 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e AAK-së,  Gani Dreshaj e ka quajtur të pa peshë dënimin që FIFA ua ka shqiptuar me nga 10 mijë franga, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

Ai në një status në rrjetin social facebook ka thënë se do ta paguante dënimin e tyre dhe se do të marrë përgjegjësi për gjobat e FIFA-s sa herë që këta futbollistë do e bëjnë shqiponjën.

Statusi i plotë:

Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.

Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.

Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA

Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme